Me daulle e valle sot banorët e fshatit Mbivadë e Komunës së Istogut ia krisën festës.
Arsyeja e këtij ekzaltimi është se këtyre banorëve sot iu është dhënë nja lajm i mirë, ai i përurimit të rrugës që lidh Qafëvojdull deri në plehnijat e Haxhijajve te kodra e keqe.
Festa e tyre nuk do të ndalej pothuajse në asnjë moment, ku herë pas here vallëzonin në këtë ditë që do të mbahet mend gjatë tek ta.
Duke mos mjaftuar rruga e re, atyre iu shtu edhe një krua që i dedikohet familjarëve të njërit prej donatorëve.
Të gjithë këtë festë mund ta ndiqni në linkun më poshtë: