Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është deklaruar lidhur me kritikat e pushtetit kinse prokuroria po vepron në mënyrë selektive.
Isufaj në një konferencë për media tha se për pesë ish-ministra nga pushtetet e kaluara ka aktakuzë. Ndërkaq, për ministrat aktualë asnjë.
Sipas tij, 17 kallëzime penale janë hedhur ndaj ministrave aktualë.
“Aktualisht, kemi të ngritura aktakuza për pesë ish-ministra të kabineteve të tjera qeveritare. Nuk kemi të ngritur asnjë aktakuzë për asnjë ministër të qeverisë aktuale. Unë nuk e di se cili është argumenti më i madh se ne nuk punojmë në mënyrë selektive. Kjo s’do të thotë fare se s’do të ketë aktakuza për ministra aktual”, tha tutje ai. /Insajderi.org/