Isufi: Drejtuesit e shtetit e neglizhuan rastin e Haradinajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Isufi: Drejtuesit e shtetit e neglizhuan rastin e Haradinajt

    Insajderi
    03 April 2017 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se më 6 prill do të merret vendimi përfundimtar për lirimin e plotë të liderit të tyre, Ramush Haradinaj.

    Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që pas 6 prillit, Haradinaj të mos jetë në Kosovë.

    Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Isufi ka theksuar se që nga fillimi procesi ndaj Haradinajt ka qenë i padrejtë pasi, sipas tij, drejtësia franceze ka rënë pre e shpifjeve të Beogradit.

    Ai ka vlerësuar se shteti i Kosovës dhe drejtuesit e tij janë treguar neglizhentë karshi rastit Haradinaj. Madje, sipas tij, qytetarët dyshojnë se ndalimi i Haradinajt ka të bëjë me çështjen e demarkacionit dhe asociacionit.

    Duke folur rreth situatës politike në vend dhe koalicionit qeverisës, Isufi ka thënë se e vetmja mënyrë për ta hequr qafe këtë Qeveri janë zgjedhjet e parakohshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark