Dy shqiptarë dhe një maqedonas janë arrestuar nga policia italiane në Genova, pasi janë kapur me mbi një kilogram kokainë.
Kokaina ishte fshehur brenda bukës, njofton televizioni nga Shqipëria, Klan.
Brenda dy bukëve të dyshuarit kishin futur 500 gr drogë (kokainë) tek secila. Tek banesa e shqiptarëve, policia gjeti edhe 150 gr kokainë.
Gjithashtu janë konfiskuar edhe 1 mijë euro para të gatshme./Insajderi.com