Itali, qytetarët do të paguhen për të shkuar në punë me biçikleta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Itali, qytetarët do të paguhen për të shkuar në punë me biçikleta

    Insajderi
    01 March 2016 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Italia është vend i famshëm për motoçikletat Vespa, veturat Fiat 500 dhe nuk njihet për një kulturë të shfrytëzimit të biçikletave për udhëtim.  Derisa metropolet në Evropën Veriore kanë investuar në zgjidhje inovative për t’i bindur qytetarët të drejtojnë biçikleta, në Itali veturat mbesin ende mbretër.

    Por, tani qyteti i Milanos është duke tentuar që të kthejë në formë biçikletën duke paguar njerëzit që përdorin ato për të shkuar në punë.  Ky veprim vije pas vendimit të marrë në muajin dhjetor se qeveria ka ndarë 35 milion euro fonde për lëvizje alternative, në kohën kur Milanos dhe qytet e tjera të vendit janë goditur nga nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit.

    Brenda pak javësh, autoritetet lokale në mbarë Italinë do të fillojë të garojnë për këto fonde, derisa Milan shpreson të jetë e para në këtë listë, njofton The Guardian.

    Derisa është bërë diçka në drejtim të bërit Milanos qytet miqësor ndaj biçikletave, autoritetet besojnë se ka hapësirë për shumë më tepër për tu bërë.

    Rimbursimi I atyre që shkojnë me biçikleta në punë, një projekt I ngjashëm si në Francë,” thotë Pierfrancesco Maran, një zyrtar i këtij qyteti./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark