Itali/ Shqiptari humb kontrollin e veturës dhe përplaset për vdekje, dyshimet e para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Itali/ Shqiptari humb kontrollin e veturës dhe përplaset për vdekje, dyshimet e para

    Insajderi
    02 January 2024 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë.

    Sipas mediave atje, mësohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak.

    Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, ndonëse në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Ata u përpoqën të nxirrnin 38-vjeçarin nga rrënojat, por mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.

    Ndërkohë, policia rrugore ka kryer hetimet e nevojshme në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkaku që çoi në vdekjen e 38-vjeçarit ishte rënia e gjumit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark