Italia i bie në fije “martesave për letra”  të kosovarëve  - arreston katër veta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia i bie në fije “martesave për letra”  të kosovarëve  – arreston katër veta

    Insajderi
    22 February 2017 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia italiane i ka rënë në fije një grupi të organizuar qytetarësh italian dhe kosovar të cilët aranzhonin martesa mes qytetarëve me pasaportë italiane dhe qytetarëve nga Kosova, pasaporta e të cilëve nuk vlen për të udhëtuar në vendet e BE-së.

    Mediat italiane raportojnë se të mërkurën policia ka arrestuar katër persona, dy prej të cilëve kosovar, të cilët së bashku me dy italian aranzhonin “martesat për letra” në Itali.

    Një martesë e tillë kushtonte mes 25 mijë dhe 40 mijë eurove.

    “Policia ka qenë e informuar për këtë fenomen mes shqiptarëve por tashmë rrjeti është zgjeruar edhe tek italianët”, citohet të ketë thënë zyra për media e Policisë Italiane.

    Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë publik, por është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    Lajme
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark