Italia dhe ShBA zhvillojnë operacion kundër familjes mafioze “Gambino” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Italia dhe ShBA zhvillojnë operacion kundër familjes mafioze “Gambino”

    Insajderi
    08 November 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kryer një operacion të përbashkët duke goditur një nga familjet më të mëdha mafioze që njeh bota e krimit.

    Policia italiane dhe Byroja Federate e Hetimit në ShBA (FBI), i ka arrestuar 17 persona anëtarë të familjes “Gambino”, shtatë prej të cilëve në Sicili dhe 10 në New York.

    Të dyshuarit akuzohen për krime të ndryshme që lidhen me mafian dhe shoqatat kriminale e deri te zhvatja e manipulimi i ankandeve.

    Departamenti amerikan i Drejtësisë më vonë sqaroi se vetëm 16 prej të dyshuarve janë arrestuar, duke shtuar se një i dyshuar në Itali është ende në arrati.

    Ky departament konfirmoi se dhjetë anëtarët apo bashkëpunëtorët e dyshuar të familjes Gambino janë arrestuar në SHBA, e të cilët akuzohen për zhvatje, shantazh, hakmarrje ndaj dëshmitarëve “dhe krime të lidhura me sindikatat”.

    “Siç pretendohet, për vite të tëra të pandehurit kanë kryer shantazhe të dhunshme, sulme, zjarrvënie, kanë frikësuar dëshmitarët dhe kanë kryer krime të tjera duke tentuar që të dominojnë sektorin e depozitimit të mbeturinave dhe industrinë e demolimit në Nju Jork”, tha prokurori amerikan, Breon Peace.

    Familja Gambino është një prej pesë familjeve të Cosa Nostras, mafisë siciliane me seli në New York, sipas prokurorëve amerikanë. Familjet e tjera janë familja Gjenoveze, Lukeze, Kolombo dhe Bonano


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark