Italia e mirëpret vendimin e Qeverisë për mallrat serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia e mirëpret vendimin e Qeverisë për mallrat serbe

    Insajderi
    08 October 2024 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe nga Serbia.

    Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.

    “Italia është e kënaqur që sheh Qeverinë e Kosovës duke hapur pikëkalimin në Merdare për mallrat nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE i inkurajuar nga Plani I Rritjes. Një qasje shumë palëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet”, thuhet në reagimin e ambasadës në X.

    Ekzekutivi i Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark