×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Italia gjobit kompaninë Apple rreth pretendimeve “mashtruese” për telefonat e saj

    Insajderi
    01 December 2020 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Italia e ka gjobitur kompaninë amerikane, Apple me 10 milionë euro për pretendime mashtruese rreth rezistencës së telefonave iPhone në ujë.

    Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM, ka gjetur se pretendimet e kompanisë Apple nuk kanë qenë të sakta për kushtet e botës reale.

    Pretendimet për rezistencë në ujë është thënë se kanë qenë të vlefshme vetëm për ujë të pastër në kushte laboratorike.

    AGCM po ashtu ka thënë se fakti që Apple nuk mbulon dëmtimet e shkaktuara nga uji, pavarësisht pretendimeve për rezistencë ndaj ujit, përbëjnë praktikë “agresive”.

    Në reklamën lidhur me këtë çështje, është premtuar se telefonat iPhone janë rezistues ndaj ujit në thellësi deri në katër metra.

    Ky pretendim është bërë me një mori telefonash përgjatë viteve, duke nisur nga iPhone 8 e deri te iPhone 11.

    Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM ka thënë se reklamat – që kanë shfaqur këta telefona në kontakt me ujin, kanë qenë mashtruese.

    Kompania Apple ka këshilluar gjithmonë kundër notit apo larjes me iPhone, si dhe ka njoftuar se dëmet e shkaktuara nga lëngjet nuk mbulohen.

    Kjo kompani nuk ka reaguar deri më tani për këtë çështje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark