Italia kërkon nga BE angazhim më të madh për integrimin e Ballkanit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Italia kërkon nga BE angazhim më të madh për integrimin e Ballkanit

    Insajderi
    15 March 2017 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Italisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të forcojë angazhimin e saj në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve nacionaliste në rajon.

    Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina janë në faza të ndryshme të bashkimit në bllok. Së fundmi, përplasjet e brendshme politike dhe marrëdhëniet e tensionuar në mes shteteve në rajon janë rritur dhe po paraqesin problem në këtë proces.

    “Vendet e Ballkanit kanë rëndësi strategjike jo vetëm për Italinë por për gjithë Evropën”, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano, gjatë vizitës në Shqipëri më 14 mars, shkruan REL.

    “Rreziku për destabilitet në vendet e Ballkanit është rritur dhe kjo mund të vë në pikëpyetje rezultatet e arritura deri më tani. Si pasojë e kësaj situate, BE duhet të rikonfirmojë rolin e saj si partneri kryesor në rajon dhe të dërgojë një mesazh të fortë për bashkëpunim dhe përkushtim për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

    Italia do të jetë nikoqir i samitit të disa vendeve të BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor më 12 korrik në Triesta. I nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel katër vjet më parë, i ashtuquajturi procesi i Berlinit, çdo vit u jep rastin liderëve të Ballkanit Perëndimor të diskutojnë për projektet dhe platformat e përbashkëta me ndihmën e BE-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark