Italia do të jetë në zi të shtunën për 278 viktimat e tërmetit të fuqishëm që ndodhi në rajonin qendror të këtij vendi.
Kryeministri italian Matteo Renzi pritet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të viktimave në Arquata, një nga lokacionet më të goditura, shkruan BBC.
Në qytetet që janë goditur nga tërmeti është shpallur gjendje emergjente ndërsa 50 milion euro janë ndarë për të ndihmuar rindërtimin e shtëpive.
Numri zyrtar i të vdekurve është 278 njerëz ndërsa që nga e mërkura në mbrume nuk është gjetur asnjë viktimë tjetër që mund të jetë nën rrënoja./Insajderi.com