×
  • Sport
  • Sport

    Italia publikon listën përfundimtare për EURO 2024, largohen edhe dy lojtarë

    Insajderi
    06 June 2024 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhës i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën përfundimtare për Kampionatin Evropian, ku janë larguar edhe dy lojtarë.

    Përveç të lënduarve Francesco Acerbi (Inter) dhe Giogri Scalvini (Atalanta), të cilët do të zëvendësohen nga lojtari i Juventusit, Federico Gatti, janë larguar Ricardo Orsolini (Bologna) dhe Samuele Ricci (Torino).

    Meqë ra fjala, në listë janë vetëm nëntë lojtarë që ishin pjesë e skuadrës që u bë kampione europiane tre vite më parë (Donnarumma, Meret, Di Lorenzo, Bastoni, Jorginho, Chiesa, Cristante, Barella dhe Raspadori).

    Për kujtesë, Italia do të ketë provën e fundit para Euros të dielën kur do të presë Bosnje dhe Hercegovinën në Empoli.

    Kampionët aktualë të Evropës e nisin mbrojtjen e titullit më 16 qershor kur do të përballen me Shqipërinë në Dortmund, ndërsa në grupin B do të luajnë edhe me përzgjedhjet e Kroacisë dhe Spanjës. /Telegrafi/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark