Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se gjatë takimit, kryeministri Mustafa, falënderoi Italinë për përkrahjen që po jep në vazhdimësi për Kosovën, duke veçuar mbështetjen në proceset euro-integruese dhe zhvillimin ekonomik.
“Qeveria e Kosovës është e përqendruar në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve eurointegruese dhe reformat e shumanshme që lidhen me zhvillimin e shtetit”, tha kryeministri Mustafa, duke e njoftuar ambasadorin italian edhe për zhvillimet tjera në Kosovë.
Ndërsa, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë.
Ambasadori Sardi, po ashtu, theksoi përkushtimin e Italisë për bashkëpunim bilateral me Kosovën.
Gjatë takimit u bisedua edhe për organizimin e samitit të radhës të Ëestern Balkans 6, që vitin e ardhshëm mbahet në Itali.