Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë, ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacoll.
Latifi tha se Vetëvendosje ka kaluar në vetëshërbim.
”..From self-determination to self-service…” , që në gjuhën shqipe i bie “nga vetëvendosje në vetëshërbim”.
Vëllau i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, është shpërblyer me grant 100 mijë euro prej Ministrisë së Bujqësisë.
Granti prej 100 mijë eurove, Pacollit i ishte ndarë për ndërtimin e stallës dhe për lopë qumështore.
Në anën tjetër, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se nuk vlerëson e as favorizon individë.