Në orët e para të së shtunës ka ndodhur një shpërthim në parkingun e një diskoteke në Lipjan.
Për këtë janë arrestuar dy persona, nën dyshimet se kanë kryer vepren penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore”, thuhet në njoftimin e raportit policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Përpos dëmtimit të disa makinave, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.