Një i burgosur ka arritur të ikën sot nga duart tre zyrtarëve të Shërbimit Korrektues. Ai është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej për në Gjykatën e Malishevës.
I dyshuari G.K i akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor vazhdon ende te gjendet ne arrati.
Shërbimi Korrektues i Kosovës i tha Gazetes Insajderi se tre zyrtaret korrektues janë pezulluar nga puna me vendim të komisionit disiplinor.
“Sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakove/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej. SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes. Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së dhënë Insajderit.