Iu ndalua të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, Le Pen apelon kundër vendimit të gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Iu ndalua të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës, Le Pen apelon kundër vendimit të gjykatës

    Insajderi
    31 March 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Marine Le Pen, Rodolphe Bosselut, ka konfirmuar se liderja e ekstremit të djathtë në Francë do të apelojë kundër dënimit të saj për përvetësim të fondeve publike.

    “Ne do të apelojmë”, tha ai, duke pohuar se vendimi është “një goditje për demokracinë”.

    The Guardian shkroi se apeli i Le Pen nuk e pezullon ndalimin nga funksionet publike deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

    Komentet e avokatit të Le Pen nuk janë befasi, pasi gjithmonë pritej që ajo ta sfidonte ashpër vendimin e gjykatës.

    Lexo edhe:

    Por vlen të kihet parasysh se ndërsa apeli do ta pezullonte dënimin me burg dhe gjobën, ai nuk do të kishte asnjë ndikim në ndalimin e saj nga funksionet publike, i cili mbetet në fuqi. Kjo për shkak të pjesës kyçe të vendimit që prisnim më herët, mbi “imediatitetin” e ndalimit.

    Mediat franceze thonë se apeli nuk pritet të shqyrtohet para vitit 2026, duke e lënë ekstremin e djathtë në një periudhë të zgjatur pasigurie për aftësinë e Le Pen për të kandiduar në zgjedhjet e 2027-ës – dhe në një pozitë të dobët ndërsa të tjerët vazhdojnë përgatitjet për fushatat e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark