×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Iu përkeqësua gjendja gjatë bastisjes, policia nuk kishin urdhër”- avokati i Nagip Krasniqit flet për Insajderin

    Insajderi
    19 April 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Krimeve të Rënda Ekonomike ka zbarkuar sot në zyrat e KEK’ut. Nga aty për në polici u tha se u shoqërua drejtori i kësaj korporate, Nagip Krasniqi. Për Insajderin ka folur avokati i tij, Taulant Ferizi.

    Ferizi ka mohuar raportimet se Krasniqi ka refuzuar t’i bastiset banesa teksa theksoi se nuk kanë pranuar asnjë urdhër të shkruar për bastisje.

    Ai ka deklaruar se klienti i tij ka kërkuar tretman mjekësorë e që aktualisht ndodhet në QKUK.

    Jo nuk është e vërtetë që drejtori ka refuzuar me iu bastisë banesa, drejtori pas ardhjes së policisë një numër goxha të madh të policisë për bastisje edhe për jo profesionalizmi të tyre që është tregu ka kërku që të dërgohet në QKUK. Kanë ardhë ekipet mjekësore të emergjencës edhe e kanë vlerësu që i njëjti ka nevojë me u dërgu në QKUK”, ka thënë ai për Insajderin.

    Në QKUK është e pamundur me u trajtu shkaku që salla e emergjecnës ku duhet me u kry procedurat EKG kanë qenë të mbushura plotë, për më tepër edhe privatësia aty është zero. Ai ndodhet në QKUK., atij nuk është duke iu leju me zgjedh mjekut që do me u trajtu”, u shpreh avokati.

    Avokati i drejtorit të KEK-ut ka kritikuar organet e rendit për mënyrë e kryerjes së bastisjes. Ai ka thënë se kur i ka pyetur se për çka po kryet bastisja i janë përgjigjur: gjithçka që ka të bëjë me aspektin personal e priva.t

    Bastisja fillimisht është tërësisht e kundërligjshme procedurat që janë ndjek prej anës së policisë dhe organeve tjera kompetente janë tërësisht në kundërshtim me Kodin e Procedurës penale. Fillimisht një urdhër të shkruar prej gjyqtarit të procedurës paraprake nuk ka e para kjo, ai urdhër mundet me u marrë retroaktivisht mirëpo momentalisht nuk ka. Ne kemi kërku prej zyrtarëve policor me u saktësu se çka është duke u kërkuar nga kjo procedurë, të saktësohet se cilat prova kanë me u marrë mirëpo përgjigja e tyre ka qenë; gjithçka që ka të bëjë me aspektin personal edhe privat, pa marrë parasysh a është lap-topi i punës, a është kompjuteri i cili është në pronësi të KEK-ut etj”, deklaroi Ferizi.

    I pyetur nëse klienti i tij do të arrestohet, avokati tha se “Nuk e kemi një informacion të tillë sepse momentalisht nuk mundem me u deklaru”.

    Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi për kontrollimin që ua ka bërë Policia e Kosovës, por në reagimin e tyre thuhet se nuk kanë informata për arsyet e këtij aksioni.

    Në reagimin e KEK thuhet se “janë të hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe”.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark