Iu publikua fotoja me Bay T, Driloni ”godet” keq këngëtaren - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Iu publikua fotoja me Bay T, Driloni ”godet” keq këngëtaren

    Insajderi
    28 July 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fotografi që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale ka ngjallur shumë diskutime në publik.

    Në imazhin e shpërndarë, shihen Driloni dhe Bay T së bashku me Dianën dhe Arionin, një shkrepje që i përket disa muajve më parë, në kohën kur Diana dhe Arioni ishin ende në një lidhje.

    Çifti tashmë i ndarë, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, por prania e Drilonit dhe Bay T në të njëjtën tavolinë me ta ka rikthyer edhe një herë në skenë raportet e shumëpërfolura që u përfolën gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Pas publikimit të fotografisë, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Drilonit, i cili përmes një komenti në Instagram te Prive By Liberta Spahiu ka thumbuar haptazi ish-banorët.

    “Me dal me bossin ju ka met momenti ma i madh në jetë,” ka shkruar Driloni, duke i lënë të gjithë të mendojnë se kujt ia dërgoi në të vërtetë këtë mesazh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark