Iu publikua video e rrahjes- Lajmërohet "Shani Tmerri": Më kanë pre në besë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Iu publikua video e rrahjes- Lajmërohet “Shani Tmerri”: Më kanë pre në besë

    Insajderi
    31 December 2024 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shani Tafolli, i njohur me nofkën në TikTok ‘Shani Tmerri’ nga Ferizaj, disa ditë më parë ishte rrahur brutalisht nga disa persona. Ai për Insajderin ka rrëfyer detaje nga kjo ngjarje.

    Videoja e rrahjes, ku Shani Tmerri shihej i përgjakur para një javë ishte shpërndarë në rrjetet sociale, ku personat e dyshuar, e kishin incizuar dhe publikuar pamjet brutale.

    Rreth kësaj ngjarje, Shani Tmerri për Insajderin ka treguar se bëhet fjalë për Aron Gjokën nga Shqipëria, Elpa Rubi dhe Samy Dubaji.

    Ai madje përmendi edhe një emër tjetër, nga i cili po merr kërcënime të vazhdueshme.

    “Ekrem Mujota më ka lyp lokacion, edhe njërit në arrati nuk i kërkohet lokacioni, edhe kërcënon”.

    Tutje ai i përmend edhe një shumë të parave prej 50 mijë dhe shton se e kanë pre në besë në konak të tij.

    “Mu më ka pre në besë Ekrem Mujota, ni kusheri i jemi edhe i ka mar prej Aron Gjokës e prej El parubit 50 mijë euro, e ka ble kerr 2014, mu m’kanë pre në besë, shifet qartë që m’kanë pre në besë në konak të vet”, tha ai.

    Shani Tmerri shtoi se këtë punë po ia lë Policisë njëherë, por deklaron se në fund do të zgjidhë vetë sipas kanunit.

    “Unë nuk i jap kërkujna pare as kurgjo, deri sa ta rreh djelli tokën e Zotit unë hallall nuk jau boj, por unë atë punë, nuk e kam obligim me dal para Policisë para Gjykatës, por në fund unë prap ato punët e mija i pleqnoj sipas kanunit”, thotë ai.

    “Nëse nuk merret Prokuroria e Policia me të, do të merrem unë”, shtoi tutje ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark