Iu refuzua e drejta e pensionit, Teuta Elshani: Pas 26 vitesh, për herë të parë e provova shtetin tim – atë se sa vlerësohet sakrifica - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu refuzua e drejta e pensionit, Teuta Elshani: Pas 26 vitesh, për herë të parë e provova shtetin tim – atë se sa vlerësohet sakrifica

    Insajderi
    26 July 2025 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka refuzuar kërkesën e të bijës së martirit Ymer Elshani, Teuta Elshani, për njohjen e të drejtës në pension të skemës Familja e Viktimave Civile.

    Vajza e Ymer Elshanit, Teuta Elshani, ka reaguar pas këtij vendimi duke thënë se me këtë veprim shteti i Kosovës nuk e ka njohur sakrificën e familjes së saj.

    Pas 26 vitesh, për herë të parë e provova shtetin tim – atë se sa vlerësohet sakrifica e familjes sime. Përgjigjja që mora: Refuzim për njohjen e të drejtës për pension, sipas kategorisë ‘Familjet e Viktimave Civile të Luftës’”, ka shkruar ajo.

    Elshani ka paralajmëruar se do të ndjek çdo rrugë ligjore për të kërkuar të drejtën që i takon.

    Ndryshe, në vendimin e ministrisë, thuhet se refuzohet kërkesa e Teuta Ymer Elshani si e pa bazuar për njohjen e të drejtës në pension të skemës “Familja e Viktimave Civile”./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark