"Iu sekuestruan dy telefona dhe ...", policia jep detaje për arrestimin e ndihmësit të Petkoviqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Iu sekuestruan dy telefona dhe …”, policia jep detaje për arrestimin e ndihmësit të Petkoviqit

    Insajderi
    19 July 2025 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës. Arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti, gjatë një fjalimi të mbajtur në Rahovec, ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

    Policia tha se nën dyshimin që ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ai u arrestua në pikën kufitare të Bërnjakut dhe se në cilësi të provave i janë sekuestruar dy telefona përkohësisht dhe më pas është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec  18.07.2025 – 12:00. Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark