Policia e Kosovёs ka njoftuar se dy persona kanё marrё lёndime pasi iu ka shёrthyer njё bombё nё duar.
Rasti ka ndodhur me datë 13.08.2024, rreth orёs 20:15, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Halil Agusholli” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.
“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, aty ёshtё kuptuar se nga shpёrthimi dy (2) persona kanё pёsuar lendime trupore tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas janё transferuar pёr na QKUK-Prishtinё”, thuhet nё njofitm.
Gjatё ekzaminimit tё vendit tё ngjarjёs, janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) armё AK 47
• Tre (3) karikator tё njёjtёs armё
• Nёntёdhjetё (90) fishek cal: 72×39.
Mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet: “Shkaktim i rrezikut tё përgjithshëm” dhe “ Mbajtja nё pronёsi, kontroll tё paautorizuar tё armёve”.