
Degët e IuteCredit po mbyllen në Ballkan për shkak për përfshirjes në pastrim parash, skema piramidale dhe lidhje me oligarkët rusë. Kosova e dëboi me kërkesë të SHBA. Në Shqipëri IuteCredit vijon të lulëzojë dhe të mashtrojë.
Edi Rama dhe ministrja e tij Olta Xhaçka refuzojnë zbatimin e sanksioneve të shpallura kundër Rusisë, në kuadër të bashkimit me Perëndimin kundër agresionit të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës.
Rama dhe Xhaçka ditën shpallin sanksione kundër Rusisë, ndërsa natën mbrojnë fijet e oligarkëve rusë në Tiranë, të cilët pastrojnë paratë dhe mund të zbatojnë misione sabotazhi afatgjatë përmes kapjes së tregut bankar, telekomunikacionit, bregdetit etj.
Shembulli më flagrant i lojës së dyfishtë të qeverisë së Edi Ramës është piramida financiare IuteCredit, e cila është fije dhe tentakulë e oligarkëve të rusë në Shqipëri.
Dega e IuteCredit me administrator Akan Ajdini, e përfshirë në mashtrime kriminale dhe skema piramidale me kredi, me disa dosje penale në prokurori, është pjesë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit.
Degët e IuteCredit në Ballkan kanë nisur të mbyllen me vendim të autoriteteve ligjzbatuese gati tre vite para se Putini të sulmonte Ukrainën, dhe në një kohë kur SHBA-BE nuk kishin përshkallëzuar sanksionet ndaj Rusisë.
Banka Qendrore të Kosovës ia ka hequr licencën IuteCredit dhe e ka dëbuar nga Kosova me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të të dhënave për skemë piramidale, pastrim parash ruse, norma ekstreme interesi etj. Vendimi është marrë në kuadër të garantimit të sigurisë kombëtare të Kosovës.
IuteCredit është dyshuar si një maskë e pastrimit të parave të pista që vijnë nga Estonia dhe Rusia. Ky institucion mashtrues financiar është hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime, pastrim parash dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko.
Por, ndërsa Kosova ka marrë masa në kohë duke e mbyllur dhe dëbuar, një degë e AS IuteCredit Europe vijon të lulëzojë në Shqipëri, duke marrë në qafë dhjetëra familje. Banka e Shqipërisë, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, prokuroria, krimi ekonomik etj., ende nuk kanë marrë asnjë masë për të izoluar dhe mbyllur piramidën IuteCredit./Pamfleti