Ivanka Trump: Babai im është një feminist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ivanka Trump: Babai im është një feminist

    Insajderi
    05 July 2016 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ivanka Trump, vajza e kandidatit republikan për president të ShBA-ve Donald Trump, ka treguar se babai i saj “është një feminist.”

    Ajo i ka thënë gazetës londineze Sunday Times se babi i saj, biznesmeni dhe politikani i njohur Trump, është “një nga arsyet se përse jam gruaja që jam sot”.

    “Ai më tha se mund të bëja çdo gjë që ma thoshte mendja nëse do kisha një vizion të punës dhe etikës”, tregon ajo, transmeton Insajderi.

    Kandidati republikan, Donald Trump është duke hasur në një konkurrencë të fortë nga konkurrentja e saj nga demokratët, Hillary Clinton, sa i përket votave të grave.

    Megjithëse, vetë Trump kishte thënë se ai është “një kandidat më i mirë për gratë në Amerikë”, se sa Hillary Clinton. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark