Ivanov nuk e jep mandatin, i kërkon garanci Zaevit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivanov nuk e jep mandatin, i kërkon garanci Zaevit

    Insajderi
    10 May 2017 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Gjorge Ivanov i është përgjigjur letrës së kryetarit të Kuvendit për dhënien e mandatit Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re.

    Në letrën e kreut të shtetit thuhet se Ivanov pret nga lideri i LSDM-së të përmbushë premtimin e dhënë se “partnerët e koalicionit do të sigurojnë garanci për forcimin e karakterit unitar të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Maqedonisë”.

    “Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura Platformë e Tiranës dhe asnjë dokument tjetër, akt apo veprim në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht, e as bazë për formimin dhe punën e Qeverisë së Maqedonisë. Lidhur me mandatin, Presidenti do të veprojë në përputhje me kushtetutën dhe praktikën e deritanishme”, thuhet në letrën me shkrim të kabinetit të presidentit.

    Përgjigja e Ivanovit vjen pas letrës së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili edhe njëherë kërkoi nga presidenti mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër.

    Xhaferi një letër e kishte dërguar më 4 maj, por edhe atëherë nga kabineti kishin njoftuar se presidenti do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë, por pa saktësuar qëndrimin e tij lidhur me zhbllokimin e formimit të qeverisë së re, njofton REL.

    Kriza në Maqedoni kulmoi në dhunë më 27 prill kur protestuesit e nismën “Për Maqedoni të bashkuar” pushtuan Kuvendin pak çaste pasi shumica e re parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark