Ivica Daciq: Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivica Daciq: Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    12 May 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, ka komentuar aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, të cilin Ministrja Gërvalla e dërgoi të enjten, duke deklaruar se Kosova nuk po e përkrah asnjë marrëveshje të arritur.

    Daciq, në një prononcim për gazetën serbe, “Novosti”, ka thënë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mirëpo nuk ka shans të anëtarësohet në organizata tjera, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në Këshill kanë shumicën e nevojshme, por në organizatat tjera në nivel të Kombeve të Bashkuara nuk kanë asnjë shans”, ka thënë Daçiq për “Novosti”.

    Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, dhe gjasat për të bërë anëtare janë të mëdha, sidomos tani kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark