Ivica Daçiq pyetet se kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivica Daçiq pyetet se kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë

    Insajderi
    25 July 2024 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Hajrizi dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicë të Serbisë. Por, trupi tij vazhdon të qëndroj atje.

    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, u pyet në lidhje me kohën e mundshme të kthimit të trupit të të ndjerit Faton Hajrizi tek familjarët e tij.

    Në përgjigje, Daçiq përmendi se ky është një çështje që lidhet me prokurorinë dhe se nuk është në përgjegjësi të policisë për të vendosur kohën e kthimit të trupit.

    “Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është për policinë. Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha Daçiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark