Iwoa premton vazhdim të mbështetjes për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iwoa premton vazhdim të mbështetjes për Kosovën

    Insajderi
    16 April 2016 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në Washington, ka takuar kongresmenin Steve King, nga radhët e republikanëve, nga shteti i Iowa-s, thuhet në njoftimin për media.

    Veseli bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik, si dhe sundimit të ligjit.

    Kongresmeni King, theksoi se shteti i Iowa-s do të mbështes fuqishëm Kosovën, jo vetëm në kuadër të partneritetit në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, por ky partneritet dhe kjo përkrahje do të zgjerohet edhe në zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit, si dhe integrimin euro-atlantik te Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeparlamentarit.

    Në takim, gjithashtu, Kryetari Veseli theksoi nevojën për një marrëdhënie formale në mes të Kosovës dhe NATO-s, ku si hap i parë do të ishte Partneriteti për Paqe


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark