Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Izet Sadiku, ka theksuar se ndryshimi që po pritet nga qytetarët është në rrugë të mbarë.
Gjatë një vizite së bashku me Kryetarin Rama, ata takuan banorët e Koliqit.
“Bashkë me Kryetarin Rama, takuam banorët e Koliqit, të cilët na pritën me entuziazëm dhe na konfirmuan se janë në rrugëtimin tonë për #ndryshimin“.
Sadiku ka shtuar se ky është momenti i duhur për të vendosur për të ardhmen e përbashkët të Kosovës.
“Është momenti për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët. Sepse #LDK nuk po bën vetëm politikë, por transformim të thellë për progres të vendit”.
“Bëhu ndryshimi!” shkroi ai.