Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Izet Sadiku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zllakuqanit, Gurrakocit dhe të gjithë Kosovës, duke theksuar mbështetjen e madhe që po merr nga populli.
Ai ka shprehur mirënjohjen për entuziazmin dhe angazhimin e qytetarëve, të cilët, sipas tij, janë bërë pjesë e ndryshimit të madh që do të ndodhi në vend.
“Miq e qytetarë të Zllakuqanit, Gurrakocit e gjithandej Kosovës po na i hapin dyert e zemrën, sepse fuqimisht ata janë bërë pjesë e ndryshimit”, shkroi ai.
Sadiku ka thënë se me LDK-në në qeverisje, do të rikthehet shpresa dhe drita për Kosovën, duke i bërë apel qytetarëve të bëhen pjesë e këtij ndryshimi.
Izet Sadiku në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numër 35.