Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku, ka publikuar pamje nga tubimin e fundit të partisë në Gollak, ku theksoi angazhimin e LDK-së për të ardhmen e rajonit dhe tërë Kosovës.
Sadiku u shpreh me bindje se LDK do të vazhdojë të mbetet forca më e fuqishme dhe më e besueshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të Gollakut dhe Kosovës që të mbështesin këtë vizion për një të ardhme më të mirë.
“LDK është dhe do të mbetet zgjidhja më e mirë për të ardhmen e Gollakut dhe Kosovës! …”, shkroi ai në Facebook.