Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku, ka takuar sot anëtarët e Klubit ‘‘Dëshira’’,
Ai tha se ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe se ka për qëllim mbrojtjen e drejtave të tyre.
“Sot kisha kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pijë së bashku me anëtarët e Klubit “Dëshira”. Dëgjova me shumë vëmendje çdo kërkesë të tyre dhe qëllimi ynë është të punojmë së bashku në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë përjashtim.Kjo organizatë po bën punë të jashtëzakonshme në integrimin në shoqëri dhe institucione të personave me dëmtime intelektuale dhe aftësi të kufizuara mendore”, tha ai.