Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e LDK-së, Izet Sadiku, ka vizituar sot tregun me shumicë në Prishtinë.
Ai ka thënë se aty ka biseduar për nevojat e bizneseve
“Sot vizitova Tregun me Shumicë në Prishtinë. Biseduam për nevojat e bizneseve, të cilat janë themelore për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Gjatë qeverisjes tonë, do të sigurojmë mbështetje nga qeveria për të përmirësuar kushtet për këto biznese.”
Sadiku ka shtuar se “LDK është gjithmonë në mbështetje të sektorit privat, që është kyç për rritjen e ekonomisë”.