×
  • Lajme
  • Lajme

    Izetbegoviq: Lidhja e vetme mes Kosovës dhe Republika Sërpska është dhuna që kreu Millosheviqi

    Insajderi
    10 November 2021 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq ka thënë se personalisht nuk ka asgjë kundër nismës “Ballkani i Hapur” por që do të donte të dëgjonte paraprakisht pse dështoi gjithçka që ishte rënë dakord më parë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të specifikuara në samitin e Sofjes.

    Duke tërhequr një paralele midis Kosovës dhe Republika Sërpska, Izetbegoviq thotë se e vetmja lidhje është “pothuajse e njëjta dhunë që kreu Millosheviqi” në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për Tanjug Tv, transmeton Klankosova.tv

    Ai gjithashtu theksoi se “serbët në Bosnjë nuk janë trajtuar njësoj si shqiptarët në Kosovë, ndaj të cilëve, sipas tij, Serbia është sjellë “si Stalini ndaj çeçenëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark