Izmaku: Limaj zgjedhja më e mirë – po presim një zgjidhje ditët në vazhdim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Izmaku: Limaj zgjedhja më e mirë – po presim një zgjidhje ditët në vazhdim

    Insajderi
    05 June 2025 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku tha se nuk pret rezultat nga vazhdimi i seancës konstituive sot, meqenëse nuk ka marrëveshje.

    “Meqenëse ende nuk ka një zgjidhje politike, ose një marrëveshje politike, nuk është që pres një rezultat”, tha ajo para gazetarëve.

    “Qëndrimet tona janë të njohura. Nuk ka ndonjë ndryshim. Pra, mbesim me bindjen se zoti Limaj do të ishte zgjedhja më e mirë për Kosovën dhe zgjidhja e ngërçit aktual politik”, shtoi Izmaku.

    Ajo tha se pret një “zgjidhje” ditët e ardhshme.

    “Pres që do të ketë një zgjidhje. Po presim ditët në vazhdim”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark