Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma, Xhevahire Izmaku, tha se gjatë katër viteve të fundit nuk është paraqitur asnjë strategji që të afronte me anëtarësimin në NATO dhe BE.
Ajo theksoi se Kosova nuk ka pasur mundësi të afrohet me anëtarësimin në këto dy organizata të mëdha botërore, sepse, sipas saj, ka munguar një mekanizëm i përshtatshëm.
“Në këto katër vjet, ne nuk kemi parë asnjë strategji e cila të afron kah anëtarësimi në dy organizatat më të mëdha botërore, as në NATO, as në BE, pra nuk kemi pasur mundësi as të afrohemi tek anëtarësimi, sepse nuk ke pasur asnjë mekanizëm.”
Ajo gjithashtu shtoi se, përkundër kësaj situate, gjendja ka shkuar më keq, duke u shfaqur një arrogancë në komunikimin me aleatët, që sipas Izmakut, ka çuar deri në vendosjen e sanksioneve që Kosova po i përjeton sot.
Xhevahire Izmaku në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 9 në listën votuese.