Izraeli arreston drejtorin e spitalit al-Shifa në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli arreston drejtorin e spitalit al-Shifa në Gaza

    Insajderi
    23 November 2023 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i spitalit al-Shifa është arrestuar nga forcat izraelite. Mediat e huaja raportojnë se Mohammad Abu Salmiya u arrestua ndërsa ishte në korridorin humanitar që shkonte në Rripin jugor të Gazës.

    Al Jazeera citon Khalid Abu Samra, një shef i departamentit në spital, duke thënë se “Mohammad Abu Salmiya u arrestua së bashku me disa mjekë të tjerë të lartë”. Autoriteti i Transmetimit të Izraelit ka konfirmuar gjithashtu arrestimin.

    Forcat izraelite pretendojnë se spitali më i madh i Gazës është përdorur si qendër komanduese nga Hamasi përpara se të pushtohej. Pak ditë më parë, IDF publikoi një video të një tuneli disa metra nën spital./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark