Pak orë para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, ushtria izraelite ka goditur objektivat e tyre në Rripin e Gazës.
Ushtarët e IDF shkatërruan një tunel nga i cili doli një luftëtar i Hamasit dhe hapi zjarr ndaj tyre mëngjesin e sotëm.
Zhvillimet e reja u njoftuan nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit përmes platformës Telegram.
Ushtarët izraelitë gjetën gjithashtu luftëtarë dhe armë në një ndërtesë të përdorur nga grupi islamik palestinez.
🇮🇱 HUGE ISRAELI AIR STRIKES IN GAZA pic.twitter.com/rc7iEzTnnI
— The Saviour (@stairwayto3dom) November 22, 2023
“Terroristët u vranë dhe ndërtesa u shkatërrua”, njoftoi ushtria.
Herët në mëngjes, qeveria izraelite miratoi një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim katërditor dhe lirimin e dhjetëra pengjeve në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Fillimi i saktë i armëpushimit do të shpallet brenda 24 orëve, sipas Katarit, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen./a2cnn/