Izraeli do t’i kthejë në Gaza punëtorët palestinezë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli do t’i kthejë në Gaza punëtorët palestinezë

    Insajderi
    03 November 2023 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izraeli do t’i kthejë banorët e Gazës që punojnë në vend në enklavën e rrethuar palestineze, njoftoi të enjten Kabineti i Sigurisë i Izraelit, duke shtuar se do të ndërpresë gjithashtu kontaktet me Gazën.

    Përpara sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit dhe rrëmbimeve masive, rreth 18,000 banorë të Gazës kishin leje për të kaluar në Izrael dhe për të punuar, ku mund të fitonin dukshëm më shumë se në Gaza, raporton CNN

    “Izraeli po ndërpret çdo kontakt me Gazën. Nuk do të ketë më punëtorë palestinezë nga Gaza. Ata punëtorë nga Gaza që ishin në Izrael në ditën e shpërthimit të luftës do të kthehen në Gaza”, tha të enjten zyra e shtypit e qeverisë.

    Deklarata nuk detajonte se si dhe kur punëtorët do të ktheheshin në atë që tani është një zonë lufte aktive që po bombardohet qindra herë në ditë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark