Izraeli godet disa pika në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli godet disa pika në Gaza

    Insajderi
    27 June 2017 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka sulmuar me raketa dhe artileri disa pika në Rripin e Gazës.

    Pas deklaratës së zëdhënësit të ushtrisë izraelite Ovijaa Draei se nga Gaza është gjuajtur raketë në drejtim të Izraelit, avionët izraelitë kanë qëlluar dy pozicione të krahut ushtarak të Hamasit Brigadat Izzeddin el-Kassam në perëndim të Gazës dhe në veri të qytetit Rafah, si dhe një hapësirë boshe në qendër të Gazës.

    Ndërkaq, në deklaratën e Odraei në Facebook lidhur me sulmet e Izraelit thuhet se avionë të forcave ajrore kanë goditur pika të Hamasit në veri dhe jug të Gazës dhe se këto sulme ajrore janë kundërpërgjigje ndaj raketës së hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit.

    Për sulmet në fjalë ka njoftuar edhe Ministria e Brendshme në Gaza përmes një deklarate me shkrim, ku thuhet se ushtria izraelite ka sulmuar me raketa dhe artileri disa pika në Gaza, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, ka njoftuar se nuk ka viktima si rezultat i sulmeve.

    Qeveria izraelite nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me zhvillimet.

    Në ndërkohë, Fevzi Berhum, zëdhënës i Hamasit, ka theksuar në një deklaratë se “Izraeli pretendon se nga Gaza është hedhur raketë, si arsyetim për të shënjestruar pikat e rezistencës dhe për t’i eskaluar tensionet. Kjo është lojë e rrezikshme dhe e njohur e Izraelit.

    Ndryshe, Odraei paraprakisht ka deklaruar se një raketë që pretendohet të jetë hedhur nga Gaza ka rënë në një hapësirë boshe në afërsi të rajonit Shiar Negev.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark