Izraeli godet impiantin bërthamor të Iranit, OKB tregon pasojat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli godet impiantin bërthamor të Iranit, OKB tregon pasojat

    Insajderi
    21 June 2025 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së, ka konfirmuar se Izraeli ka sulmuar një impiant bërthamor iranian në Isfahan, duke rritur shqetësimet për sigurinë bërthamore në rajon.

    iran

    Sipas drejtorit të përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, objektivi i sulmit ishte një punëtori centrifugash, ku prodhoheshin makinat që përdoren për pasurimin e uraniumit.

    “Ne e njohim mirë këtë objekt. Aty nuk kishte material bërthamor, ndaj sulmi nuk ka pasoja radiologjike,” deklaroi Grossi.

    Ky është sulmi i tretë i ngjashëm ndaj një objekti bërthamor iranian që nga fillimi i përplasjes më 13 qershor, sipas agjencisë. Dy objektet e mëparshme të goditura nga Izraeli ishin Qendra Kërkimore në Teheran dhe një tjetër punëtori në qytetin Karaj.

    Në një deklaratë të mbajtur të premten përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Grossi paralajmëroi: “Sulmet ndaj objekteve bërthamore në Iran kanë shkaktuar një përkeqësim të ndjeshëm të sigurisë bërthamore, edhe pse deri tani nuk ka pasur rrjedhje radiologjike që të ketë ndikuar në publikun e gjerë. Rreziku që kjo të ndodhë, ekziston.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark