Izraeli godet Natanzin, Irani: Dëme janë sipërfaqësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli godet Natanzin, Irani: Dëme janë sipërfaqësore

    Insajderi
    13 June 2025 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi izraelit ndaj një prej objekteve kryesore të pasurimit bërthamor në Iran, Natanz, ka shkaktuar vetëm dëme “sipërfaqësore”, ka deklaruar zëdhënësi i Agjencisë Iraniane për Energjinë Atomike, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    Sipas Behrouz Kamalvandi, shumica e dëmeve në kompleks janë të kufizuara në sipërfaqe, ndërsa kapacitetet kryesore të pasurimit të uraniumit në Natanz ndodhen nën tokë.

    Ai shtoi se agjencia nuk ka ende një vlerësim të plotë të dëmit të shkaktuar.

    Sulmi ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për rritjen e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa objektet bërthamore si Natanz konsiderohen kyçe në programin atomik të Teheranit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark