Izraeli hedh poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e luftimeve në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli hedh poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e luftimeve në Gaza

    Insajderi
    15 November 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan deklaroi se rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit që kërkon ndalimin e luftimeve në Gaza, nuk ka asnjë kuptim, duke e quajtur atë “të shkëputur nga realiteti”.

    Erdan pohoi se Izraeli po vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar në Gaza, një pretendim që është hedhur poshtë nga disa ekspertë në këtë temë, shkruan Al Jazeera.

    “Është për të ardhur keq që këshilli ende nuk është në gjendje të dënojë apo edhe të përmendë masakrën që Hamasi kreu më 7 tetor dhe çoi në luftën në Gaza”, shkroi ai në platformën X.

    “Ky është një turp,” shtoi ai, duke thënë se strategjia e Hamasit është “të përkeqësojë qëllimisht situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe të rrisë numrin e viktimave palestineze në mënyrë që të aktivizojë OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit në një përpjekje për të ndaluar Izraelin”.

    “Kjo nuk do të ndodhë,” tha Erdan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark