Izraeli: Janë lëshuar raketa nga Irani, qytetarët ftohen të strehohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli: Janë lëshuar raketa nga Irani, qytetarët ftohen të strehohen

    Insajderi
    24 June 2025 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka njoftuar se janë identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian. Sipas njoftimit zyrtar, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po përpiqen të ndalojnë kërcënimin.

    Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje qytetarëve që të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty derisa të jepet një njoftim i dytë, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Iranit lidhur me sulmin e raportuar. Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Izraeli kishte deklaruar më herët se ka rënë dakord për një armëpushim.

    Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit kishte theksuar më herët se vendi i tij do të ndalonte sulmet vetëm nëse Izraeli ndalonte veprimet ushtarake.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark