Izraeli: Kemi vrarë 50 luftëtarë të Hamasit në luftimet pranë spitalit Shifa – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli: Kemi vrarë 50 luftëtarë të Hamasit në luftimet pranë spitalit Shifa

    Insajderi
    09 November 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e Mbrojtjes izraelite  (IDF) pretendojnë se kanë vrarë rreth 50 luftëtarë të Hamasit pas kryerjes së bastisjeve në atë që e quajti “lagja ushtarake” e qytetit të Gazës – pranë spitalit Shifa.

    Spitali ka qenë objekt i shumë debateve – me Izraelin që pretendon se Hamasi po grumbullonte armë poshtë ndërtesës në mënyrë që të maksimizonte çdo viktimë të mundshme civile – diçka që grupi militant e mohon, shkruan Sky News.

    “Divizioni 162 ka operuar ditët e fundit në qendër të qytetit të Gazës në zonën e lagjes ushtarake të Hamasit; forcat e Brigadës Givati ​​eliminuan rreth 50 terroristë,” thuhet në një përditësim të IDF.

    IDF deklaroi gjithashtu se gjeti dokumente të inteligjencës ushtarake që i përkisnin Hamasit./abcnews.al

     Forcat e Mbrojtjes të Izraelit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark