Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë, mes tyre 33 adoleshentë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë, mes tyre 33 adoleshentë

    Insajderi
    26 November 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet izraelite kanë liruar 39 të burgosur palestinezë, në mesin e të cilëve 6 gra dhe 33 fëmijë dhe të moshës së adoleshencës, ka njoftuar agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

    Të burgosurit e liruar janë dërguar tek familjet e tyre në lindje të Jerusalemit dhe në Bregun Perëndimor.

    Ky hap është rezultat i marrëveshjes së arritur mes Hamasit dhe Izraelit, ku militantët e Hamasit fillimisht liruan pengjet izraelite në Gazë ku më pas pasoi lirimi i të burgosurve palestinezë nga ana e autoriteteve izraelite.

    Egjipti, SHBA dhe Katari kanë ndërmjetësuar për armëpushimin katërditor mes Izraelit dhe Hamasit, që rezultoi me shkëmbimin e 50 pengjeve me të burgosurit palestinezë, transmeton Telegrafi.

    Hamasi mbrëmë vonë i ka dorëzuar 13 pengje izraelitë dhe katër të huaj në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar (ICRC), është bërë e ditur nga ministria e Jashtme e Katarit.

    “13 izraelitë dhe katër të huaj i ka pranuar ICRC-ja dhe janë rrugës për në Rafah”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Katarit, Maje Al Ansari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark