Izraeli mund të pezullohet nga UEFA dhe FIFA pas thirrjes së ekspertëve të OKB-së - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Izraeli mund të pezullohet nga UEFA dhe FIFA pas thirrjes së ekspertëve të OKB-së

    Insajderi
    23 September 2025 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas gazetarit Jose Luis Morales, tetë ekspertë të Kombeve të Bashkuara i kanë bërë zyrtarisht thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që të përjashtojnë klubet dhe ekipet kombëtare izraelite nga garat ndërkombëtare.

    Ekspertët thonë se pezullimi duhet të vijë “si përgjigje ndaj gjenocidit të vazhdueshëm në Palestinë.”

    Ndërkohë, gazeta ‘Israel Hayom’ raporton se UEFA mund të votojë më 23 shtator për përjashtimin e Izraelit nga të gjitha turnetë.

    Nga 20 vendet me të drejtë vote, shumica raportohet se janë në favor, me vetëm 2–3 vende që kundërshtojnë. Federata Izraelite e Futbollit thuhet se po përpiqet “me dëshpërim” ta mbajë këtë çështje jashtë rendit të ditës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark