×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Izraeli njofton për vrasjen e shefit ushtarak të Hamasit

    Insajderi
    01 August 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite thotë se ka konfirmuar se shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif u vra në një sulm ajror në Rripin e Gazës muajin e kaluar.

    Deif u shënjestrua në një sulm në një kompleks në zonën Khan Younis më 13 korrik. Hamasi ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e tij, raporton BBC, përcjell Gazeta Insajderi.

    Izraeli thotë se Deif ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor, ku u vranë 1200 njerëz.

    Njoftimi i Izraelit vjen pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismael Haniyeh, i cili u vra në Teheran, dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut.

    Mohammed Deif ishte kreu i Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark